Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Çavuşoğlu: Kërkesa jonë për SHBA-të është e thjeshtë

Prizren Post | 15:56 - 22.07.2016

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë Mevlüt Çavuşoğlu në lidhje me ekstradimin e Fetullah Gylen-it tha se ajo që kërkojnë nga SHBA-ja është e thjeshtë dhe tha gjithashtu se nëse SHBA-ja bashkëpunon kundër çdo lufte anti-terror atëherë duhet të kemi përfundime të prekshme nga kjo kërkesë, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa në lidhje me ushtarët të cilët ishin pjesë e tentativës për grusht shteti dhe ikën drejt Greqisë me një helikopter ushtarak, Çavuşoğlu është shprehur: ”Disa persona që bëjnë tentativë për grusht shteti kërkojnë strehim politik. Presim bashkëpunim nga institucionet greke. Presim që të veprojnë në mënyrë të drejtë dhe të na i rikthejnë tradhtarët.”


Arivisti Company