E shtunë, 16 Korrik 2016 
Ankara – Deklarata e përbashkët e Kuvendit të Madh Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM): “Të gjithë duhet ta dinë se ashtu siç vepruam sot ashtu do të veprojmë edhe në të ardhmen, çdo dorë që zgjatet kundër popullit tonë, vullnetit të popullit dhe Kuvendit Veteran, do të ballafaqohet me vullnetin e çeliktë të TBMM-së”, raporton Anadolu Agency (AA).
Më herët Asambleja e Përgjithshme e Parlamentit të Madh të Turqisë filloi një mbledhje të jashtëzakonshme nën kryesimin e kryetarit të Kuvendit Ismail Kahraman.
Në takimin e jashtëzakonshëm në Asamblenë e Përgjithshme kanë mbërritur edhe kryetari i AK Partisë dhe kryeministri, Binali Yildirim, kryetari i CHP, Partisë Kemal Kiliçdaroglu dhe kryetari i MHP Partisë, Devlet Bahçeli.