Çekia dërgon policë në kufi në Maqedoninë dhe Serbinë


E martë, 1 Gusht 2017

Petrik tha se 40 nga policët çekë do të vendosen në Maqedoni, ku do ta ndihmojnë atë për mbrojtjen e kufirit me Greqinë. 15 policët e tjerë do të vendosen në Serbi për të mbrojtur kufirin serbo-bullgar.

Kjo është hera e 12-të që policia çeke asiston në misione në Maqedoni dhe hera e 4-të në Serbi, njofton CRI. Sipas Petrik, këto misione janë të dobishme për policinë çeke për përvojën që fiton jashtë vendit, gjë që është “shumë e vlefshme.” Policia çeke nisi misione të tilla në vitin 2015, kur shpërtheu kriza e refugjatëve.

Etiketa: , , , ,
Të fundit