Celularët e ardhshëm Samsung me procesorë 64-bit


E premte, 13 Shtator 2013

Pas njoftimit të Apple për iPhone 5S dhe iPhone 5C të martën, të gjithë sytë janë drejtuar nga rivali më i madh i kompanisë, Samsung.

Drejtori i Samsung për celularët Shin Jong-Kyun konfirmoi për The Korea Times se Samsung planifikon të prezantojë procesorë 64-bit në telefonat inteligjentë të brezit të ardhshëm.

iPhone 5S i Apple ka një processor 64-bit, celulari i parë me këtë tipar – duke e bërë atë më të shpejtë se paraardhësi i tij, iPhone 5.

Mendoni të blini një iPhone apo do të prisni celularin inteligjent Samsung të brezit të ardhshëm? Shkruani komentet tuaja.