E diel, 10 Maj 2026

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) njoftoi se bllokada detare ndaj Iranit vazhdon të mbetet në fuqi, ndërsa që nga 13 prilli janë devijuar 58 anije tregtare.
Në një deklaratë të publikuar në platformën X, CENTCOM bëri të ditur se katër anije janë neutralizuar për të parandaluar hyrjen ose daljen e tyre nga portet iraniane.
Masat pasojnë vendimin e presidentit amerikan Donald Trump, i cili më 13 prill shpalli bllokadën ndaj anijeve që udhëtojnë drejt ose nga Irani.
Zyrtarë amerikanë deklaruan më herët gjatë ditës se bllokada po e “mbyt ekonomikisht” Teheranin dhe po rrit presionin për negociata. /mesazhi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
