E martë, 5 Qershor 2018
Në përballjen gjyqësore në mes të Ramush Haradinajt dhe Gazmend Muhaxherit, e cila përfundoi si mungesë e të dyve, avokati i kryeministrit Arianit Koci ka sqaruar për Express pas seancës se çfarë ka thënë në padi kryetari i Pejës për akuzat.
“I padituri, z. Muhaxheri, në përgjigje në padi pohon se, po e parafrazoj, “është keqkuptuar dhe keqinterpretuar. Kjo natyrisht është një tentativë e pasuksesshme për t’u shfajësuar. A po i bjen, sipas z. Muhaxheri, se një gazetë prestigjioze si Der Standard, paska shpifur dhe fyer”, ka pyetur Koci.
“Der Standard po merret me punë të tilla? Pse pra z. Muhaxheri nuk i ka dërguar një demant apo përgënjeshtrim kësaj gazete të njohur”, ka shtuar Koci.
Sipas tij, “Haradinaj këtë çështje ia ka lënë drejtësisë dhe çdoherë që bëhen shpifje të tilla, nuk do të hezitojë të parashtrojë padi”.
Ramush Haradinaj në prill të vitit 2015 kishte paditur në Gjykatën Themelore të Pejës, Gazmend Muhaxherin, për veprën penale, “shpifje dhe të pavërteta”.
Etiketa: Aktgjykim, Gazmend Muhaxheri, Ramush Haradinaj