Cilët liderë të BE-së nuk dëshironin që Greqia të shpëtojë


E premte, 26 Shtator 2014

Athinë – Disa liderë të BE-së nuk dëshironin që Greqia të shpëtojë dhe u munduan që ajo të dalë nga eurozona, shkruan kryetari i deritanishëm i Këshillit Evropian, Herman van Rompuj, në librin e tij “Evropa në stuhinë e premtimeve dhe paragjykimeve”.

Ai e fillon librin me takimin e parë të kreut si kryetar i Këshillit Evropian më 11 shkurt të vitit 2010, duke theksuar se liderët evropian kanë qenë të brengosur nga fakti se “një shtet evropian, Greqia ka ardhur në prag të falimentimit”.

Sipas politikanit belg, në dhjetor të vitit 2009 ish kryeministri grek Jorgos Papandreu i ka shokuar partnerët evropian me të dhënat të cilat i ka prezantuar për gjendjen tragjike financiare të Greqisë.

Ai thekson se në takim në muajin shkurt të vitit 2010 liderët evropian kanë kuptuar se problemi grek mund të bëhet kërcënim për eurozonën.

Rompuj pohoi se disa liderë nuk kanë dashur të përkrahin një vend “i cili i ka shkelur të gjitha rregullat e marrëveshjes”, ndërsa të tjerë megjithatë kanë konsideruar se për Evropën është “poshtërim” që Greqia të kërkojë ndihmë nga FMN-ja që të shpëtojë.

Kryetari i parë i Këshillit Evropian i përshkruan përpjekjet, të cilat janë bërë, që të arrihet marrëveshje mes liderëve evropian, që të mundet Greqia të mbetet në eurozonë dhe të marrë pako shpëtimi me ndihmë financiare për tejkalimin e krizës./zhurnal/

Etiketa: , ,
Të fundit