Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

City do të ofroj 47 milionë për Pogba

Prizren Post | 23:48 - 20.10.2013

Në pritje të rinovimit të kontratës, e cila mund ti japë fund zërave të cilat janë shfaqur ditët e fundit, një tjetër klub i shtohet listës së pretendentëve për të siguruar shërbimet e talentit të Juventusit, Paul Pogba. Kësaj radhe bëhet fjalë për Manchester City-n, të cilët sipas “Mirror” janë të gatshëm të derdhin në arkat e klubit bardhezi 47 milionë euro, për të rikthyer francezin në Premier League, por kësaj radhe me fanellën e rivalëve të City-t.

Fjalët e presidentit Agnelli, i cili u shpreh se do të jetë e vështirë të mbash një lojtar si Pogba, janë dëgjuar nga të gjithë klubet e mëdha evropiane, të cilët nuk kanë nguruar të përgatisin ofertat e tyre për lojtarin. Në ditët e kaluara është folur për një interesim të Real Madrid, Arsenal dhe Tottenham.

Edhe Çelsi është treguar i gatshëm, me Abramovich i cili ka përgatitur një ofertë prej 30 milionë eurosh. Të njëjtën shifër duket se është i gatshëm të ofrojë edhe klubi francez i PSG, për të pasur në skuadër Pogba.

Nëse janë të vërtet këto zëra, atëherë ish klubi i drejtuar nga Roberto Mançini do të mposhte konkurrencën e klubeve të tjera. Dhe nëse skenarët realizohen, për “Djajtë e Kuq” të cilët e lanë të lirë me parametër zero lojtarin, nuk mund të shkonte më keq.


Arivisti Company