Çka bënë serbët përmes aksionit policor në Preshevë?


E martë, 30 Dhjetor 2014

Preshevë – Në Preshevë dhe disa fshatra përreth është duke u zhvilluar një aksion i madh për “Pastrimin e terrenit”, në të cilin deri tani janë arrestuar 11 pjesëtarë të një grupi kriminal ndërkombëtar, njofton B92. Fjala është për grup kriminal që merret m trafikimin e njerëzve.

Në “Pastrimin e terrenit”, deri në mesditë, në 11 lokacione janë identifikuar dhe arrestuar 11 pjesëtarë të grupit kriminal ndërkombëtar nga Presheva dhe Miratoca. Policia dyshon se fshati Miratocnë Serbi dhe Llojan në Maqedoni, janë qendra tranzitore për tregti me njerëz nga Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme, transmeton Titulli.

Aksioni është duke vazhduar edhe në fshatrat tjerë që gravitojnë në kufirin me Maqedoninë, apo janë në afërsi me Kosovën. Arrestimet po i kryejnë pjesëtarët e Administratës Policore në Vranjë, Agjencia e Sigurisë Informative si dhe Prokuroria e Lartë publike nga Vranja.

Etiketa:
Të fundit