Çka nuk dini rreth krojeve të Shatërvanit të Prizrenit?


E martë, 29 Mars 2016

shatervani-prizren-post

Prizren – Gjenden në qendër të pjesës së vjetër të qytetit, në qendër të Shatërvanit. Në bazë të informacioneve në dispozicion nuk dihet saktë viti i ndërtimit të tyre, por me arsye supozohet që janë më të vjetër në qytet.


Më herët, e edhe tash, krojet në Shatërvan janë një prej simboleve të qytetit të Prizrenit andaj për këtë edhe në këngë shpesh janë kënduar. Pothuajse çdo vizitor që vjen në Prizren ndjen magjepsje të veçantë kur pi ndonjë gllënjkë të këtij uji të pastër e të ftohtë. Në popull është e njohur thënia që nëse keni qenë në Prizren dhe s’keni pirë ujin nga krojet e Shatërvanit, atëherë, është e njëjtë sikurse të mos ishit fare në Prizren.

Në afërsi të ngushtë gjendet edhe xhamia e Sinan Pashës e cila në kuadër të kompleksit të saj ka kroin e vetë i cili bashkë me krojet e Shatërvanit japin bukuri të veçantë dhe ndjenjën e freskisë derisa kaloni Shatërvanin.

Leave a Reply

Të fundit