Çka përgaditet në skenën politike shqiptare!??


E hënë, 22 Maj 2017

Savash VELIU

Duhet shikuar real politikat aktuale që zhvillohen në skenën politike gjithshqiptare qe të jepet një pasqyrë më e qartë dhe më objektive të qasjesë në katrahurat të krijuara momentale sot.

Dihet se, Rusët e Krimesë dhe të Rajoneve, të instruktuar nga shtabi qëndror i forcave të sigurisë dhe të shërbimit sekret të Rusisë janë marrë nga ana e Lulzim Bashës si ekspertë për organizimin e protestave dhe mosbindjes civile në protestat e çadrave.

Burime të besueshme në kupolën më të lartë të PD bëjnë me dije se ka afro dy muaj që një kontigjent prej 23 ish ushtarakësh rusë, pjestarë të forcave speciale, të sprovuar në beteja të tilla destabilizuese, e kanë bërë në Ukrainë, në Malin e Zi, në Maqedoni ku gjendet dhe kontigjenti më i madh i tyre, janë thirrur nën pagesa të majme nga ana e kreut të PD Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Berisha për të destabilizuar situatën në Shqipëri vetëm një muaj e pak para zgjedhjeve.

Në Shqipëri, forcat pro-perëndimore të mbështetur nga njeriu më besnik në Tiranë të multimiliarderit Xhorxh Soros siç është Edi Rama, po tenton të çoj Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE dhe pastrimit të drejtësisë e politikës nga elementët e inkriminuar. Por që kanë hasur rezistencë nga forcat anti-perëndimore të Berisha-Basha, tepër të orientuar nga Rusia. Jo pa qëllim Perëndimorët në Shqipëri janë vënë kundër PD, lidershipit të saj që po përpiqen të destabilizojnë vendin. Dhe ashtu si në Shqipëri, protestat që degjeneruan në luftë filluan pikërisht me mosbindje civile, me mbajtjen e sheshit kryesor të Kievit të pushtuar për disa ditë dhe më pas, vrasja e disa protestuesve bëri që revolta të pushtonte të gjithë vendin.

Punësimi i atyre ekspertëve që kanë kontribuar për krijimin e kësaj kasaphane dhe shkatërrimi në Ukrainë është një akt i paprecedent, që në mënyrë të ligjshme rrit frikën për tentim të një skenari destabiliteti nga ana e PD, një skenar i ngjashëm me atë të vitit 1997. Ku atë kohë dhe më pas në grushtin e dështuar të shtetit, ishin thirrur nga Berisha trupat serbe për të destabilizuar vendin.

Sipas Ramës suksesi, është se me anë të kësaj marrëveshjeje Rama-Basha mbylli çadrat që arriti të nxjerr nga penxherja e pushtetit atë që Berisha kishte futur nga dera. Partisë së Ilir Metës ia pamundësoi të bëjë koalicione dhe do t’a reduktoj ndjeshëm në shifra në votimet paraprake.

Rama është në djeni se nga zyra e fondacionit Soros në Tiranë ka informata tashmë se strategjia për ta bërë vendin shembull për të gjithë rajonin, që sot ndihet i kërcënuar nga influenca ruse dhe nga paqartësia që po mbjell Donald Tramp, që të dy e kanë quajtur si rrezik për botën, pra se kjo strategji është vënë në rrezik. Pra, mbështetjen nga Uashingtoni nuk e kishte të plotë sepse Soros-CIA veprojnë kokë më vete nga Departamenti Shtetëror të Trampit. Këto janë disa nga opcionet të momentit që qarkullojnë në kuluaret politike shqiptare dhe atë ballkanase.

Kështu qëndron situata në Shqipëri sipas shërbimeve sekrete perëndimore, por tani vlen të hedhim sytë edhe nga skena politike e Kosovës së përqartur…

Në Kosovë ata që thonë se demarkacioni me Malin e Zi është një çështje trojesh apo territoresh, vetëm bën thjesht marketing për t’u hequr më patriot se ç’duhet të jenë.

Ajo është një çështje e pastër politike dhe si e tillë ka hyrë në politikën e Kosovës, që kur Ramush Haradinaj nisi projektin e tij tashmë të pandalshëm për t’u ngjitur në qeverinë e Kosovës pas rrëzimit që amerikanët i bënë në vitin 2014, kur ai ishte gati të linte Kosovën pa qeveri vetëm e vetëm që të bëhet kryeministër. Pikërisht Ramush Haradinaj hapi papritur problemin e 8 mijë hektarëve për të cilën çështje euro-amerikanët këmbëngulnin. Më saktë: përse amerikanët e kërkojnë me ngulm demarkacionin? A thua vallë ata i duan më shumë malazezët sesa kosovarët, duke iu marrë tokë këtyre të fundit?

Amerikanët për këtë çështje theksojn se nuk është fjala për 8 mijë hektarët e bjeshkës së Bogës që i dhimbsen Ramushit, por tek kundërshtimi i ndërkombëtarëve që në vitin 2014 ai të bëhej kryeministër i Kosovës. Hashim Thaçi ishte gati ta bënte tre vjet më parë më 10 maj 2012.

Por ishin amerikanët që e bindën Thaçin që të mos pranonte Ramushin në postin më të lartë, pasi ishin një telash më shumë për Vuçiçin properëndimor, i cili i frikësohej një dështimi elektoral si pasojë e avancimit të UÇK-së në “zemër” të Deçanit.

Edhe në vitin 2004 kur Ramushin e hoqën nga kreu i qeverisë ishinë pikërisht serbët që trazuan situatën duke avancuar me axhendën tipike diversive të djegies së manastireve, çka solli më pas edhe thirrjen e Haradinajt në Hagë.

Ramushi-kryeministër, realisht do të saldonte përfundimisht në Kosovë krahun e luftës, duke mbajtur në politikë këtë rezonancë dhe duke e kthyer vendin në 2/3-tat të një influence me prejardhje nga rezistenca.

Realisht çështja e demarkacionit do të duhej të mbyllej sa më shpejt, pasi amerikanët, të vendosur për anëtarësimin e Malit të Z i në NATO, donin ta mbyllnin sa më shpejt si proces, me qëllimin që rusët të mos trazonin situatën në rajon.

Ndërkohë, edhe në pjesën e Serbisë, territor i kufitar pranë pjesës së Kosovës dhe Malit të Zi, është një zonë shumë strategjike pasi është pranë krahinës së Sanxhakut.

Por çështja më e rëndësishme është që SHBA-ja kërkonte të mbyllte demarkacionin me Malin e Zi, në mënyrë që pas saj të fillonte procesi i gjatë dhe i vështirë i demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke parashikuar dhe një autonomi të Sanxhakut.

Pra shkurt, kjo çështje është një problem politik e gjeostrategjik. Hapja nga Haradinaj e problemit të 8 mijë hektarëve është thjesht për ta penguar, duke kërkuar “pazar” për mosprekjen nga Gjykata Speciale dhe lejimi që të bëhet kryeministër e jo vërtet për arsye patriotike.

Tashmë që Aleksandër Vuçiç është bërë President dhe që nuk ka rrezik rikthimi i krahut radikal, siç e pati bërë lugat vetë kryeministri aktual serb që tani ka marrë positin e kreut të shtetit, ka gjasa që edhe SHBA-ja të lëshojë pe për Ramushin. Dhe ndoshta kreu i AAK-së mund të bëhet lirisht kryeministër ngase ky i fundit nuk do të trumbetoj publikisht si më parë mbi çështjen e bjeshkëve të Bogës.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohen të ngjarat me shifrat e votave në dy anët e Shqiptarisë duke pritur se në pushtetet në Tiranë dhe në Prishtinë a do të vijnë “nacionalistët ekstremë” të cilët do të fillojnë procesin e krijimit të një “Shqipërie të Madhe”, me një fitore të skajshme nacionaliste të Lëvizjes “Vetëvendosje”, e cila është angazhuar hapur për mbajtjen e një referendumi mbi bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë!

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa: ,
Të fundit