Çmenden serbët, nënkryetari i partisë së Ivica Dacicit përkrahë Kosovën


E enjte, 5 Maj 2016

Branko Ruzhiq ka postuar fotografi me Fadil Vokrrin, pas pranimit të Kosovës në UEFA.


Jo të gjithë në Serbi e kanë pritur keq pranimin e Kosovës në shtëpinë më të madhe të futbollit evropian, UEFA.

Branko Ruzhiq, një nga zyrtarët më me ndikim në Serbi, e ka mirëpritur këtë vendim nga UEFA, madje duke postuar fotografi me kreun e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, përcjell Gazeta Express.

Ruzhiq, një nga gjenerata e reja të politikës serbe, ka shkruar se është sportive dhe njerëzore një vendim i tillë, teksa ka thënë se politika duhet të lihet jashtë futbollit.

“Parandalojini teoritë konspirative! Sportistët dhe njerëzit le të luajnë futboll, refuzoj politikën! Fadili gjithmonë ka qenë njeri!”, shkroi Ruzhiq.

I menjëherë ka qenë reagimi i mediave serbe. E përditshmja serbe, Kurir, ‘kryqëzuar’ Ruzhiqin për këtë postim, pas kritikave të ashpra që dje i dhanë kreut të Federatës së Malit të Zi, Dejan Saviҫeviq.

Ruzhiq mori shumë komente fyese në adresë të tij për fotografitë e postuara me Vokrrin. Ndryshe, ky zyrtar serb në vitin 2014 qëndroi në Kosovë ku u takua me Vokrrin.

Ndryshe, Ruzhiq është nënkryetar në Partinë Socialiste në Serbi dhe njeriu i dytë i Partizanit të Beogradit, aty ku Vokrri llogaritet legjendë.