Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Çollaku akuzon Qeverinë për mostranspranecnë në buxhet

Prizren Post | 17:04 - 01.07.2016

Prishtinë – Pa votën e Bekim Çollakut është miratuar rishikimi i Buxhetit në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. Ministri për Integrime Evropiane ka votuar kundër, dhe për këtë ka pasur një arsyetim.

Ai tha se në mënyrë jotransparente ministrisë që ai drejton i janë marrë 50 mijë euro, të parapara për bashkëfinancimin e projektit që ka të bëjë me fushatën vetëdijesuese për liberalizim të vizave.

Tha se pa këto mjete, rrezikohet edhe procesi i liberalizimit e edhe agjenda integruese, raporton Koha.net.

Çollaku e ministri Avdullah Hoti kanë polemizuar për këtë dhe në fund Buxheti është aprovu pa përfshirë edhe brengën e Çollakut.


Arivisti Company