Çollaku: Kriteret për vizat janë plotësuar, raporti doli nga vlerësimet e shtatorit


E shtunë, 19 Dhjetor 2015

Prishtinë – Ministri për Integrim Evropian, Bekim Çollaku është shprehur i bindur që në fillim të vitit të ardhshëm, Kosova do të merr rekomandime pozitive për liberalizim të vizave.


Çollaku në një konferencë për media në të cilën tha detaje lidhur me raportin përmbyllës të Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave, tha se ky raport është i fundit sepse punët janë kryer dhe të gjitha kriteret janë plotësuar qind për qind duke e arsyetuar se vlerësimet e këtyre kritereve janë bërë në muajin shtator.

Ai thotë se nëse dje do të vinte një ekspertë, këto tetë rekomandime kanë qenë të plotësuar por ata nuk kanë ardhur sepse vlerësimet janë bërë në muajin shtator.

“E thash, komisioneri e tha qartë që ky raport është pozitiv dhe pritet shpejtë që në fillim të vitit të ardhshëm të fillohet me punë tjera dhe këto të përfundojë”, tha Çollaku.

Sa i përket kriterit të Demarkacioni me Malin e Zi, ai tha se ai është kriter monitorues.

Ndërsa, për çështjen e luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ai tha se kjo është çështje që nuk përfundon me kriterin e liberalizimit të vizave.

Të fundit