E premte, 29 Maj 2026

Jonathan Pollard pretendon: Izraeli, plan lufte kundër Turqisë dhe Egjiptit!
Jonathan Pollard, një ish-spiun izraelito-amerikan, ka shkaktuar reagime të ashpra pasi sugjeroi në një podcast për median Arutz Sheva se Izraeli mund të hyjë në konflikt me Egjiptin dhe Turqinë në të ardhmen.
Pollard tha se, pas një konflikti të mundshëm me Iranin, Izraeli do të duhet të jetë i përgatitur për luftëra të reja në rajon.
“Nuk do të isha i sigurt se do ta kemi punën aq të lehtë me turqit sa e patëm me iranianët,” tha ai. “Duhet të jemi të përgatitur për luftën e ardhshme, e cila ndoshta do të jetë kundër Turqisë dhe Egjiptit. Stuhia po vjen.”
Ai gjithashtu paralajmëroi se Izraeli nuk duhet të lejojë që qeveria kalimtare e mbështetur nga Turqia në Siri të rimarrë territoret në jug të mbajtura nga forcat izraelite, duke argumentuar se kjo do të thoshte se “turqit do të ishin në kufi”.
Pollard kaloi 30 vjet në burg në Shtetet e Bashkuara pasi u dënua për spiunazh për Izraelin në vitin 1984, dhe pas lirimit të tij në vitin 2015, ai u transferua në Izrael dhe mori shtetësinë.
Që atëherë, thuhet se ai ka qenë politikisht i afërt me ministrin Izraelit të Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir dhe ka mbështetur publikisht qëndrime të ashpra, duke përfshirë thirrje kontraverse për Palestinën. /tesheshi
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale