“CR7 më i mirë se Messi, Neymari shumë prapa”


E hënë, 16 Shtator 2013

Cristiano Ronaldo është futbollist më i kompletuar se rivali i tij te Barcelona, Lionel Messi – ka thënë agjenti i portugezit, Jorge Mendes.

Të dielën, 28-vjeçari u bë futbollisti më i paguar në botë me kontratën e re (17 milionë euro për sezon), ndërsa agjenti i tij mendon se ai e meriton këtë falë kualitetit që ka.

“Ai është lojtar më i kompletuar dhe më i mirë se Leo Messi. Me gjithë respektin që kam për Neymarin, që është lojtar i shkëlqyer, ai nuk është askund pranë Ronaldos”.

“Duhet t’ia respektoni meritat një lojtari, i cili në katër vitet e fundit ka shënuar një gol për ndeshje për Real Madridin (në 203 paraqitje, 203 gola)”, është shprehur Mendes për O Globo.

Të fundit