Daçiç: Shqipëria nuk na ndihmoi gjatë përmbytjeve


E martë, 24 Qershor 2014

Beogradi shprehet i zhgënjyer nga Shqipëria që Tirana nuk tregoi solidaritet për përmbytjet dhe viktimat në Serbi.

Ishte ministri i jashtëm Ivica Daçiç i cili theksoi se disa vende nuk kishin vepruar në mënyrë korrekte ndaj përmbytjeve në Serbi, dhe sipas tij njëri prej këtyre vendeve ishte Shqipëria.

Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva Jone”, Daçiç deklaroi se do tu dërgonte një reagim zyrtar këtyre vendeve, mes të cilave edhe Shqiperisë.

Sipas shefit të diplomacise Serbe, Shqipëria nuk dërgoi të paktën as edhe një telegram ngushëllimi për Serbinë dhe asnjë prej zyrtarëve të Shqipërisë nuk nënshkruan librin e ngushëllimeve, le më të flasim për ndonjë ndihmë” u shpreh Daçiç gjatë një samiti ekonomik të organizuar në Beograd.

Etiketa: , , ,
Të fundit