E shtunë, 1 Korrik 2017
Beograd – Ministri serb ka thënë në këtë takim do të diskutohet për modalitetet dhe formatin e vazhdimit të dialogut, por që për këtë po pritet formimi i Qeverisë në Kosovë, transmeton lajmi.net
“Për vazhdimin e dialogut do të diskutojnë presidenti Vuçiq dhe Thaçi së bashku me Federica Mogherinin.
Tema e diskutimit do të jetë për modalitetet dhe formatin e dialogut, por që me siguri duhet të pritet formimi i Qeverisë në Prishtinë”, tha Daçiq.
Ministri i jashtëm serb ka akuzuar Prishtinë zyrtare se po tenton të shmanget nga zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, për çka ka kërkuar edhe reagimin e këtyre të fundit.
Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian u konfirmua se Federica Mogherini do të zhvillojë një takim me presidentët e Kosovës dhe të Serbisë.
Etiketa: Aktuale, Kosova, Serbia