Daja me nipa të përfshirë në plagosjen në Llap


E enjte, 2 Korrik 2026
Daja me nipa të përfshirë në plagosjen në Llap

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që ndodhën pak më parë në qendër të Podujevës.

Klan Kosova mëson se tre nga të plagosurit janë: F. Zejnullahu ( rreth 36 vjeç), A. Xhemajli, dhe A.Islami (25 vjeç).

Sipas burimeve të Klanit, të plagosur dyshohet se janë daja me nipër.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Basri Shabani, ka bërë të ditur se tre prej të plagosurve kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa njëri është kalimtar i rastit.

“Kishin lidhje familjare”, policia del me detaje të reja për rastin në Podujevë (VIDEO)

Këta janë të plagosurit në incidentin me armë në Podujevë


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit