Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Daka: KQZ nuk është e gatshme për zgjedhje të parakohshme [video]

Prizren Post | 13:58 - 19.11.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Prishtinë – Ndonëse partitë opozitare po kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në nivel qendror, Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) shpreh skpeticizmin se do të mund të bëjë të gjitha përgatitjet për organizimin e mirëfilltë të zgjedhjeve.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, ka thënë se në rrethana normale KQZ-së do t’i duhej deri në 6 muaj të përgatitet në mënyrë që të organizohen zgjedhjet, mirëpo në qoftë se janë zgjedhje të jashtëzakonshme, KQZ-së i mbetet kohë vetëm 45 ditë.

“KQZ-së në rrethana normale, do t’i duhej 4-6 muaj që të përgatitet në mënyrë që të organizohen zgjedhjet, mirëpo në qoftë se janë zgjedhje të jashtëzakonshme, KQZ-së i mbetet shumë pak kohë, ajo është vetëm 45 ditë. Gjithmonë duke supozuar se presidenti i shtetit i shpallë zgjedhjet në afat optimal, por të shohim”, ka thënë Daka.

Ndërkaq për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit, ajo ka thënë se të gjitha përgatitjet kanë shkuar sipas afateve ligjore.

“Të gjitha përgatitjet kanë shkuar sipas afateve ligjore. KQZ-ja është duke punuar me intensitet të madh edhe pse Drenasi është një komunë e vogël, por ne të gjitha përgatitjet i bëjnë sikur për të gjitha komunat e tjera”, ka thënë ajo, për Ekonomia Online.

Për numrin e vëzhguesve në këto zgjedhje ajo ka thënë se nuk dihet sa do të jenë, derisa kostoja e zgjedhjeve kap shifrën prej 350 mijë euro.

“Deri më tani nuk dihet se sa do të jetë numri i vëzhguesve, sepse ende kanë afat që të aplikojnë për t’u akredituar. Ndërsa sa i përket kostos, ne kemi një kosto të përafërt, sepse ne gjithmonë e llogarisim se për çdo kryetar komune mund të ketë edhe balotazh. Por kostoja që është e përllogaritur është diku 350 mijë euro”, ka theksuar ajo.

Lidhur me pastrimin e listës së votuesve në Drenas, Daka bërë të ditur se numri i votuesve që janë larguar nga Lista Votuese (sipas të dhënave nga ekstrakti i dytë i Regjistrit Qendror Civil) është 392, prej tyre 386 qytetarë të vdekur dhe 6 të tjerë që kanë hequr dorë nga shtetësia.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar procesin e reformës zgjedhore, Daka ka four për rolin e KQZ-së në këtë proces.

“KQZ-ja, aty është ftuar si institucioni, i cili i organizon zgjedhjet dhe është i vetmi institucion që e ka këtë përvojë dhe në këtë rast, ne do të japim vetëm ekspertizën tonë, mendimet tona se çka duhet dhe çka kemi vërejtur gjatë punës tonë se duhet të ndërrohet”, ka thënë ajo.

“Në qoftë se do të kemi reformë, atëherë KQZ-së, i nevojiten së paku gjashtë muaj para shpalljes së zgjedhjeve të ardhshme që të ketë kohë ta harmonizojë të gjithë legjislacionin gjyqësor, me ligjin zgjedhor, pastaj të bëjë informimin publik dhe t’i njoftojë edhe subjektet politike lidhur me ndryshimet eventuale”, ka thënë Daka.

Ajo ka folur edhe për përshtypjet nga përcjellja e zgjedhjes për President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Përshtypja e parë të cilën e kam përfituar në Amerikë gjatë zgjedhjeve ka qenë se çdo gjë është marrë me shumë qetësi, kemi vërejtur që për kundër faktit që ka pasur shumë votues, ka qenë një numër i madh i votuesve e megjithatë çdo gjë ka shkuar në rregull dhe nuk ka pasur tollovi. Një çështje tjetër ka qenë fakti që askush nuk ka shfaqur mosbesim në të gjithë procesin, e askush nuk ka menduar se mund të ndodhë ndonjë manipulim gjatë zgjedhjeve”, ka thënë Daka.


Bëni një koment