E martë, 14 Janar 2014
Prishtinë, 14 janar – Zgjedhjet për kryetarin e Komunës së pjesës veriore të Mitrovicës nuk mund të mbahen para fundit të shkurtit. Kështu ka deklaruar kryetarja KQZ-së, Valdete Daka.
Ajo po ashtu ka sqaruar se është kompetencë e presidentes Jahjaga të shpallë përsëritjen e zgjedhjeve në këtë komunë, të dështuara për shkak se kryetari i votuar, Kërstimir Pantiq, refuzoi ta japë betimin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës me simbolet e shtetit të Kosovës
Etiketa: Kosovë, KQZ, Valdete Daka, Zgjedhjet