DASH: Urime për vizitën historike në Serbi


E enjte, 13 Nëntor 2014

Washington – Shtetet e Bashkuara të Amerikës përshëndetën qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Serbisë për vizitën historike të kryeministrit Edi Rama në Beograd.

Përmes një deklarate, Departamenti Amerikan i Shtetit, vlerësoi vizitën historike që u krye pas afro 70-vjetësh dhe theksoi se mirëpret angazhime të tjera të ndërsjellëta mes Ramës dhe Vuçiçit.

“Urime, Qeverisë së Shqipërisë dhe Serbisë për vizitën historike. Shtetet e Bashkuara përshëndesin Kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe Kryeministrin serb Aleksandër Vuçiç për vizitën e parë zyrtare të një kryeministri shqiptar në Beograd pas afro 70 vjetësh.

Ne mirëpresim angazhimin e ndërsjellët të këtyre dy liderëve për të hapur një kapitull të ri të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve të tyre”.

Etiketa: , ,
Të fundit