Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Davutoglu fton Putinin për uljen e tensioneve

Prizren Post | 01:24 - 04.12.2015

Ankara – Kryeministri turk, Davutoglu i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, dhe zyrtarëve tjerë rus që të kenë kujdes me retorikën në drejtim të uljes së tensioneve.

Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu, i ka bërë thirrje presidentit rus Vlladimir Putin dhe zyrtarëve tjerë rus që të kenë kujdes me retorikën në drejtim të uljes së tensioneve me qëllim të zgjidhjes së krizës diplomatike e cila u shfaq para rrëzimit të avionit ushtarak rus i cili kishte shkelur hapësirën ajrore turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai theksoi së vendimi rus për sanksione ekonomike kundër Turqisë është kundërthënëse pasi Turqia nuk është fajtori.

“Ata të cilët janë kundër sanksioneve të cilat zbatohen ndaj tyre nuk duhet të aplikojnë të njëjta kundër tjerëve. Edhe një herë i bëj thirrje Rusisë dhe Vlladimir Putinit i cili me deklaratën e sotme ngriti tensionet. Le të ulim tensionet në nivel retorik dhe në vend të kundërshtimeve të takohemi në fushën e dialogut. Nëse ka nevojë më vonë përsëri do të japim të gjitha detajet për atë që vërtetë ka ndodhur, edhe pse e bëmë më herët”, tha Davutoglu.

Duke theksuar se vendosja e sanksioneve asnjëherë nuk ka ndihmuar në zgjidhjet politike, Davutoglu tha se Turqia është vendi më i prekur nga kriza siriane dhe se ka strehuar më shumë se dy milionë refugjatë sirianë. Ai shtoi se Turqia nuk ka kurrfarë aspirata territoriale ndaj askujt, por edhe se akujt nuk do t’i lejojë të kërcënojë kufijtë dhe sigurinë e saj, duke përsëritur thirrjen që Rusia përmes dialogut të matur dhe racional të kalojë procesin e zgjidhjes së problemeve.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Azerbejxhan, kryeministri turk Ahmet Davutoglu u takua me presidentin e këtij vendi Ilham Alijev, dhe më pas është mbajtur takim i delegacioneve të të dyja vendeve.

Pas takimit në pallatin Zugulba në Baku, Alijev dhe Davutoglu mbajtën një konferencë të përbashkët për mediat në të cilën ata vënë në dukje se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë të thellë dhe shumë dimensionale dhe se janë ndër marrëdhëniet më intensive midis dy vendeve në botë.

“Asnjë nga marrëdhëniet dypalëshe në botë nuk janë aq afër sa marrëdhëniet midis Turqisë dhe Azerbajxhanit. Të hënën në mbrëmje u konfirmua mandati i qeverisë së re të Turqisë dhe e shihni se unë nuk shkova as në Stamboll ose në Konja, por erdha në Baku”, tha Davutoglu.

Davutoglu tha se qëndrimi i Turqisë është jashtëzakonisht i qartë dhe se do të mbështesë Azerbejxhanin derisa çdo pëllëmbë e tokës së saj nuk çlirohet nga pushtimi.

Gjithashtu edhe Presidenti i Azerbajxhanit Aliyev shprehu kënaqësinë e tij dhe theksoi rëndësinë e vizitës së Davutoglusë në Baku duke shfrytëzuar këtë mundësi për të uruar fitoren e Partisë turke për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK), në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 1 nëntor.

“Marrëdhëniet midis Azerbajxhanit dhe Turqisë janë shumë të mira. Njëri-tjetrin mbështesin në të gjitha çështjet dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Është një kënaqësi e madhe të shikosh një delegacion të tillë të madh dhe të nivelit të lartë të Turqisë në Baku”, tha Alijev.


Etiketa:
Arivisti Company