Davutollu: Turqia do të garantojë jetë dinjitoze për të gjitha komunitetet


E hënë, 2 Nëntor 2015

Ankara – Kryeministri Ahmet Davutollu (Ahmet Davutoğlu) në fjalën që mbajti në ballkonin e selisë së partisë në Ankara tha se në zgjedhjet e 1 nëntorit nuk ka të humbur, nga këto zgjedhje ka fituar e gjithë Turqia.

Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) dhe Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutollu mbajti “Fjalimin e Ballkonit” drejtuar turmës së entuziazmuar para selisë së Partisë në Ankara.

Duke filluar që nga dita e sotme vendin e brengave dhe shqetësimeve e ka zënë shpresa, u shpreh shefi i qeverisë së Ankarasë dhe vijoi:

“Të gjithë ndodhen brenda garancisë ligjore dhe do të mbrohet në mënyrë absolute drejtësia e gjithsecilit, drejtësia e 78 milionë shtetasve tanë”.

Kryeministri deklaroi se do të vazhdojnë të përqafojnë çdo shtresë dhe grup të shoqërisë. Turqia do të vazhdojë të jetë garanci për të gjitha identitetet, në mënyrë që ata të vazhdojnë të bëjnë këtu një jetë dinjitoze, nënvizoi Davutollu.

akpartigenelbakanvebabakanahmetdavutoluankara

Ahmet Davutollu tha se të gjithë së bashku ti përveshen sa më shpejt punës, ndërsa u bëri thirrje të gjitha partive për hartimin e një kushtetute të re kombëtare dhe liridashëse./TRT/

Të fundit