E enjte, 28 Prill 2016
Walter Zenga, ish trajneri i Palermos dhe Sampdorias, mendon se Gianni De Biasi do ta merr drejtimin e Italisë.
Ish trajneri i Palermos dhe Sampdorias, Walter Zenga ka një lajm të keq për Kombëtaren shqiptare dhe tifozët e saj.
Ish lojtari i Interit mendon se Gianni De Biasi do ta merr drejtimin e Italisë, pas Euro 2016, pasi Antonio Conte do ta marrë drejtimin e Chelseas.
“Dje e dëgjova Mancinin tek thoshte që kombëtaren nuk mund ta refuzojë askush. Edhe unë sikurse ju pyes veten se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares Italiane. Doni t’ua them unë? Do të jetë Gianni De Biasi”, ka deklaruar Zenga për Mediaset Premium.
Etiketa: Gianni De Biasi