E mërkurë, 21 Tetor 2015
Tiranë – Gianni de Biasi ka bërë të ditur se do të jetë selektor i Shqipërisë deri në vitin 2017.
Strategu italian, Gianni De Biassi u ka dhëne fund spekulimeve rreth së ardhmes në krye të Kombëtares shqiptare.
Selektori i kuqezinjve ka konfirmuar marrëveshjen me Federatën Shqiptare të Futbollit për vazhdimin e kontratës së tij pas kualifikimit në Euro 2016.
“Kontrata ime rinovohet automatikisht deri në vitin 2017. Tani do të diskutojmë disa gjëra, pasi deri më tani kam fituar pak”, ka deklaruar trajneri italian për Sky Sports.