De Biazi: UEFA na mori edhe atë që fituam në fushë


E premte, 24 Tetor 2014

Ka ardhur reagimi i trajnerit të Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, pas vendimit të UEFA që fal Serbinë për dhunën e ushtruar në Beograd ndaj shqiptarëve.

Nëpërmjet një postimi në profilin e tij në “Facebook”, tekniku italian shprehet se ndihet i vjedhur nga ky vendim i turpshëm.

“I zhgënjyer për një vendim që nuk jep drejtësi. E kuptoj pozitën e komisionit por më duket e vështirë të pranoj një vendim që na nxjerr të humbur në të gjitha drejtimet. Na kanë marrë edhe atë që fituam në fushë. Çfarë duhej të ndodhte më tepër?!”, shkruan De Biazi në profilin e tij në “Facebook”.

Etiketa: , , ,
Të fundit