E premte, 5 Qershor 2026

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, beson se sekreti i suksesit të kampionëve të Evropës është “familja”.
64-vjeçari ka ndërtuar skuadrën prej më shumë se një dekade duke punuar me grupmoshat e Spanjës dhe sot gëzon besimin e plotë të lojtarëve të tij.
Pas triumfit në Ligën e Kombeve 2023 dhe Euro 2024, ai e sheh harmoninë dhe besimin si armët më të forta të ekipit.
“Ne duam që kombëtarja e Spanjës të jetë një familje. Kjo na jep siguri, forcë dhe besim”, deklaroi De la Fuente.
Spanja do të synojë titullin e dytë botëror në historinë e saj në Botërorin 2026, pas triumfit të vitit 2010.
Burimi: 04online
