Deklarata e trajnerit të ri të Lirisë


E shtunë, 12 Dhjetor 2020

Para dy ditësh, drejtues të Lirisë përfundimishtë kanë vendosur që drejtimin e skuadrës t’ia besojnë Naci Şensoy-t.

Lajmin e ka konfirmuar, kryetari i klubit Qemal Krasniqi.
“Nga dita e hënë, ekipit të Lirisë si shef i shtabit teknik do t’i prijë Naci Şensoy. Këto ndërrime janë bërë si domosdoshmëri e momentit, si dhe në koordinim me të gjitha strukturat e klubit. Ish-shefi i shtabit teknik, Skender Shegyli dhe ndihmësi, Sinan Osmani, do të vazhdojnë të jenë pjesë e Lirisë në pozicione të tjera”, ka thënë Krasniqi, duke bërë të ditur se ndërrimet janë bërë para dy ditësh.

“Do të jetë vështirë, por jo e pamundur. Kam përvojën e duhur ndërkombëtare. Vullneti i qytetit të lindjes, dashuria për të bërë atë që dua dhe mbështetja e gjithëanshme, bashkë me një riorganizim e riselektim të futbollistëve, shoresoj të arrijmë objektivin’, ka thënë të shtunën trjneri i ri Şensoy.

Atë e pret një sfidë, arritja e rikthimit të Lirisë në elitën e futbollit kosovar.

Etiketa: , , ,
Të fundit