Deklarativisht me BE-në, por me kokë drejt Moskës!


E mërkurë, 20 Maj 2015

Shkup – Diplomatët e huaj shohin mosinteresim te kreu shtetëror i Maqedonisë për integrim real në BE dhe NATO. Pikërisht këta diplomatë janë të njohur mr refrenin e Gruevskit se vetëm në mënyrë declarative e pëlqen integrimin në strukturat veri-atlantike dhe BE mirëpo praktikisht nuk bën asgjë në këtë drejtim.

Maqedonia po shkon drejt izolimit para botës. Politika nacionaliste e kryeministrit Gruevski dhe partisë së tij VMRO-DPMNE e cila e ka presidenti n e shtetit dhe të gjitha institucionet e shtetit ka bërë që gjatë 5 viteve të fundit Maqedonia të mos vizitohet nga asnjë burrshtetas i madh i BE-së dhe SHBA-ve, raporton Zhurnal.

Nga ana tjetër BE-ja me shumë shqetësim i ndjek zhvillimet në Maqedoni e sidomos simpatitë e kreut të qeverisë Gruevski I cili viteve të fundit realizon takime me kreun më të lartë rus të udhëhequr nga Vlladimir Putin.

Është fakt se në Maqedoni një numër i madh i bizneseve ruse kanë gjetur mbështetjen e madhe të qeverisë së Gruevskit. Ky dominim rus dhe në ekonomi dhe politikë e largon Maqedoninë nga integrimi në BE dhe NATO, bën të ditur Zhurnal.

Qytetarët e Maqedonisë sidomos ata shqiptarë gjatë anketimeve mbi 90 për qind janë për anëtarësim në BE dhe NATO, pasi i çmojnë vlerat evropiane dhe perëndimore. Ndryshe nga shqiptarët, maqedonasit janë skeptik dhe gati në të gjitha anketat vetëm 40 për qind e të anketuarve maqedonas pëlqejnë integrimin ndërsa simpatitë i kanë ndaj Rusisë dhe Serbisë.

Ky perceptim dëshmon mos-sinqeritetin e kryeministrit Gruevski dhe partisë së tij VMRO-DPMNE, e cila nga njëra anë premton integrim ndërsa nga ana tjetër me kokën është e kthyer kah Rusia.

Gjatë dhjetë viteve të fundit kur në vitin 2005 Maqedonia mori për herë të parë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE alarmi është ngritur nga shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçak, i cili në deklaratën e tij të fundit paralajmëron rrezikun Maqedonia të humb rekomandimin për nisjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Vendi një kohë të gjatë nuk ka realizuar përparim në rrugën drejt BE-së. Kësaj radhe nuk jam i sigurt se rekomandimi për negociata me BE-në do të mund të përsëritet”, ka thënë diplomati Lajçak.

Etiketa:
Të fundit