Dekorata për dëshmorët shqiptarë të rënë në Kroaci


E hënë, 23 Maj 2016

deshmori-780x439

Shoqata e veteranëve shqiptarë të luftës në Kroaci së bashku me institucionet e Republikës së Kroacisë dhe Republikë së Kosovës organizojnë rivarrimin e një dëshmori të rënë në luftën në Kroaci, si dhe dekorimin e disa të tjerëve.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të ardhur në adresë të Telegrafit, më datën 26.05.2016, me fillim në ora 13:00, në sallën e Shtëpisë së Kulturës në Malishevë mbahet mbledhja përkujtimore për dëshmorët Nuhi Krasniqi, Samet Bogujevcin dhe Fadil Salihun, dhe me këtë rast do të dorëzohen dekoratat e presidentes së Republikës së Kroacisë znj. Kolinda Grabar Kitaroviq nga i deleguari i saj i veçantë, Tomo Medeved, ministër i veteranëve të Kroacisë, anëtarëve të familjes.

“Në ora 14:30, organizohet ceremonia e rivarrimit për dëshmorin shqiptar të luftës atdhetare në Kroaci Nuhi Krasniqi në varrezat e dëshmorëve në Kleçkë. Më datën 27.05.2016, në Shtëpinë e Kulturës në Deçan me fillim në ora 10:30, mbahet mbledhja përkujtimore për dëshmorin shqiptar të luftës atdhetare në Kroaci, Rasim Krasniqi. Në ora 12:30, organizohet ceremonia e rivarrimit për dëshmorin shqiptar të luftës atdhetare në Kroaci, Rasim Krasniqi në varrezat në Gllogjan”, thuhet në njoftim.

Të fundit