E martë, 29 Korrik 2014
“E dini nuk jam e befasuar, sepse është shumë më vështirë të bëhen hetime të duhura pas aq shumë vitesh prejse kanë ngjarë ato gjëra”, ka thënë ish-Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla Del Ponte, në një deklaratë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.
Ajo edhe njëherë është “ankuar” që sa ishte vetë në Tribunal nuk ka mundur të bëjë më shumë, sepse “askush nuk i kishte ndihmuar”, transmeton Gazeta Blic.
Ish Kryeprokurorja e Hagës ka shprehur “shpresën” që ndoshta në të ardhmen do të gjinden dëshmi të mjaftueshme të dëshmohet për “tregtinë me organe”, duke thënë se nga konferenca për shtyp e Williamson bëhej e qartë që ai vet ishte i bindur që ka patur tregti organesh.
Etiketa: Carla Del Ponte, Kosova, UÇK