E shtunë, 12 Dhjetor 2015
Prishtinë – Personi më i fuqishëm në arenën politike të Kosovës, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka kritikuar edhe njëherë sjelljen e deputetëve të Opozitës në Kuvendin e Kosovës.
Ai në konferencën vjetore të prokurorëve, ka thënë se të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, edhe deputetët që e kanë thyer atë duke hedhur gaz lotsjellës në seancë, raporton lajmi.net.
Delawie thotë se vlerëson idenë që këta deputetë të jenë zëri i votuesve të vetë, por jo në mënyra të tilla.
“Ata kanë zgjedhur gazin lotsjellës, por Kuvendi nuk është arenë e armëve. Më lejoni të jem i qartë, deputetët kanë çdo të drejtë të jenë zëri i atyre që i përfaqësojnë, por edhe ata duhet respektuar ligjin si çdo qytetar. Një sistem drejtësie që privilegjon njerëz të caktuar është i destinuar të dështojë”, tha Delawie.
Etiketa: Ambasadori Amerikan, Greg Delawie, Kuvendi i Kosovës, Opozita