Demaçi: Kaq është kaçiku i Thaçit e i Ramës për Luginën


E diel, 12 Janar 2014

Shuma prej 100 mijë eurove, e ndarë nga dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Shqipërisë, për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ka ngjallur shumë polemike e kritika nga shumë politikanë e veprimtarë.

Një ndër ta është edhe veprimtari Adem Demaçi, i cili, në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”, ka thënë se për këtë rajon nuk do të mjaftonin as 100 miliardë euro, duke e pasur parasysh kontributin e tyre në çështjen e Kosovës.

“Një mund të t’ju them se as Thaçi e as Kosova, edhe sikur të japin jo 100 mijë euro, por as 100 miliardë euro, s’mund t’i dalin hakut shqiptarëve të Luginës së Preshevës, sepse sikur ne, edhe ata u flijuan dhe sakrifikuan për ketë Kosovë, u burgosën e derdhën gjak e luftuan krahpërkrah me ne për Kosovën e lirë, për shtetin e Kosovës”, ka deklaruar Demaçi në një intervistë dhënë agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë”

Por, sipas tij, nuk duhet me ju zënë për të madhe as Tiranës e as Prishtinës, pasi që, sipas tij, “aq kanë kaçik për të ndihmuar”.

“Unë këtu e shoh një hap të mirë. Mjafton se këtyre kryeministrave tanë më në fund iu ra ndërmend për ata vëllezër tanë, ata njerëz të lënë pas dore nga Beogradi e Evropa”.], u shpreh Demaçi.

Ai më tutje ka thënë se ky takim nuk do të jetë i fundit, dhe, sipas tij, “po vijnë ditë të mira për popullin tonë”./koha

Të fundit