Deportohen 12 shtetas të Shqipërisë në rajonin e Gostivarit


E diel, 8 Qershor 2014

Gostivar – Në aksionin policor për gjetjen e personave të cilët qëndrojnë në rajonin e Gostivarit të pa lajmëruar, në fshatrat Çajle, Forinë dhe Çegran dje në mëngjes janë kapur 12 persona shtetas të Shqipërisë, informon policia e Tetovës.

Shumica nga ata punonin në bujqësi dhe ndërtimtari dhe të gjithë janë deportuar në Shqipëri.

“Pas verifikimit ët personave nga mosha 20 deri në 40 vjeç është konstatuar se ata nuk kanë dokumentacione valide ose kanë pasur ndalim të hyrjes në Maqedoni. Asnjëri nga ata nuk e kishe të rregulluar statusin e qëndrimit në vend”, thekson zëdhënësi i policisë së Tetovës, Marjan Josifovski./zhurnal/

Etiketa: ,