Deputetët e opozitës sot para gjykatës


E martë, 23 Shkurt 2016
Foto: Arkiv

Foto: Arkiv

Prishtinë – Deputetët e opozitës, që po akuzohen për përdorim të armës, vepra që lidhen me gjuajtjen e gazit lotsjellës në Kuvend, pritet të dalin sot përsëri para gjykatës.


Seanca e fundit, ishte me datë 15 të këtij muaji, por ajo kishte zgjatur vetëm pak minuta. Aq sa gjyqtari, Beqir Kalludra të konstatojë mos-praninë e të gjitha palëve, kështu që seancën e kishte shtyrë për datë 23 shkurt 2016.

Të pranishëm në seancën e kaluar ishin dy deputetë të LVV-së dhe një nga AAK, derisa Albin Kurti nuk u paraqit fare.

Gjyqtari i rastit kërkoi që seanca të shtyhet lëshoi urdhër që të pandehurit të sillen me detyrim në seancën e dytë, sot me datë 23.

Deputetët që kanë qenë në masa të ndryshme të sigurisë, paraburgim e arrest shtëpiak, tash e një kohë janë duke u mbrojtur në liri.

Të fundit