Deputetët e VLAN fillojnë të mblidhen në Kuvend


E enjte, 2 Tetor 2014

Telegrafi raporton se sapo ka mbërritur edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa, si dhe ai i NISMA-s, Fatmir Limaj.

Më herët, aty është parë duke hyrë edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Deputetët e koalicionit LAN dhe Vetëvendosje kanë filluar të hyjnë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Aty kanë hyrë edhe liderët e këtyre subjekteve.

Ndryshe, Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, dje ka konfirmuar se deputetët e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe ata të Vetëvendosjes do të mblidhen sot në një takim para orarit të paraparë të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Osmani nuk ka dhënë më shumë detaje se çfarë ka ndërmend që të bëjë Blloku.

Të fundit