Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Deputetët serbë marrin 35 mijë euro në muaj pa shkuar në punë

Prizren Post | 13:29 - 05.12.2016

Prishtinë – Nëntë deputetët e Listës Sprska ka një muaj që nuk e kanë shkelë pragun e Kuvendit të Kosovës. Ata vazhdojnë t’i injorojnë institucionet, por jo edhe pagat e majme që marrin nga buxheti i shtetit.

Kështu pa i kryer fare obligimet institucionale, Lista Srpska me nëntë deputetët e saj, i kushton buxhetit të shtetit hiq më pak se 35 mijë e 266 euro në muaj, shkruan Gazeta Fjala.

Sipas gazetës, të hyrat e secilit deputetë veç e veç, ku secila pagë shkon mbi 2 mijë euro.

Për pagë më të madhe prej tyre, prin deputeti Sllavko Simiq, i cili ka të hyra mujore nga Kuvendi i Kosovës prej 2,300 euro. Ngjashëm edhe Sllobodan Petroviç, merr 2 mijë e 251 mijë euro në muaj.

Para të majme nga buxheti i shtëtiti duke ndenjur merr edhe Jasemina Zhivkoviç, e që nuk dallon shumë prej kolegut paraprak. Zhivkoviç, ka të ardhura nga legjislativi 2 mijë e 217 eurosh në muaj.

Më pak para se tetë kolegët, merr Millka Vuletiç. Vuletiç paguhet 1 mijë e 313 euro.

Rashiq: Nuk dihet kur kthehemi

Të gjithë këta deputet ka më shumë se një muaj që e kanë pezulluar punën në Kuvendin e Kosovës për shkak të mosmarrëveshjeve politike.

Deputeti nga radhët e Listës Serbe Nenad Rashiq, në disa deklarime për media pati thënë se kthimi i tyre në institucione nuk dihet se kur mund të ndodh.

“Se kur mund të kthehemi, unë kisha thënë pas tregimit të dëshmive që ne mund të vazhdojmë të bashkëpunojmë. E njëra nga ato dëshmitë është edhe marrëveshja e telekomunikacionit që ndoshta nuk është idealja, pasi asnjëra nga marrëveshjet nuk janë ideale por kjo me telekomunikacion është një hap pozitiv”, pati thënë ai.

Sipas tij, kthimi i tyre në institucione varet nga iniciativa e Qeverisë për të formuar një grup përgatitor për Asociacionin.

“Nëse do të ketë një iniciativë shtesë për formimin e grupit përgatitor për Asociacionin e Komunave më shumicë serbe me një vendim të qeverisë ku mund të konstatohet që një grup është formuar apo nëse aktualizohet tema për përgatitjen e statutit për Asociacionit e komunave me shumicë serbe atëherë mund ta gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe kjo mund të ishte arsyeja që ne mund të ktheheshim në punë”, pati thënë Rashiq.

Trepça shkaktoi mosardhjen e Listës Srpska në Kuvend

Ndërkaq, gjithçka kishte nisur pas miratimit të Ligjit për Trepçën në Kuvend. Lista Srpska shprehi mospajtime lidhur me këtë çështje, prandaj, si formë kundërshtimi, zgjodhën mosardhjen në Kuvend, pavarësisht se pagat e tyre po iu ecin pa asnjë problem.

Vetë Lista Srpska në një kumtesë kanë thënë se nuk janë kushtet e favorshme për pjesëmarrje në institucione, ngase populli serb në Kosovë ka vetëm premtime të cilat nuk merren parasysh.

“Për fat të keq, tash për tash, nuk ka kushte për pjesëmarrje të përfaqësuesve serbë në institucionet qendrore, sepse populli serb në Kosovë ka vetëm premtime të thata se do të respektohen të drejtat e tij dhe se interesat vitalë të tij ndo të merren para sysh në procesin e marrjes së vendimeve të rëndësishëm”, thuhet në kumtesën e Listës Srpskas.

Ndryshe, mosprania e Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës, nuk është se nuk ka shkaktuar probleme. Sidomos për ato çështje ku nevojitet shumica e votave të deputetëve.


Arivisti Company