Deputetja e VV-së shpreson që Gjykata Speciale të trajton edhe vrasjen e komandant Drinit


E mërkurë, 12 Dhjetor 2018

PRISHTINË – Gjykata Speciale ka filluar punën efektive, tre vite pas themelimit. I pari që u ftua zyrtarisht për intervistim, ishte ish komandanti i zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi, për të vazhduar më tutje me Sokol Dobrunën, Nazif Mehmetin dhe së fundmi Sami Lushtakun, shkruan “Bota sot”.

Kjo Gjykatë u formua për shkak të mosbesimit të institucioneve vendore të drejtësisë, për të gjykuar krimet individuale gjatë luftës si dhe vrasjet politike të pasluftës në Kosovë, që përfshijnë periudhën kohore 1 janar 1998-31 dhjetor 2000.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Drita Millaku, ka thënë për “Bota sot” se Lëvizja Vetëvendosje e ka qëndrimin e palëkundur lidhur me këtë Gjykatë, se e njëjta nuk është e drejtë për Kosovën. Ajo mendon se Specialja u formua për shkak të mungesës së funksionimit të institucioneve të drejtësisë së Kosovës.

“Ne si LVV e kemi dhënë qëndrimin tonë për këtë gjykatë pra është një e padrejtë që po i behët Kosovës: Mund të them se formimi i kësaj gjykate është si mungesë e funksionimit të institucioneve tona të drejtësisë gjithashtu edhe të politikave shantazhuese të disa prej udhëheqësve tanë”, ka thënë ajo.

Millaku, thekson se Specialja është dashur të merret vetëm me vrasjet e pasluftës, pasi drejtësia jonë nuk ka guxim të merret me ato krime.

“Pasi që drejtësia jonë nuk ka guxim të merret me rastin e vrasjeve të pasluftës mendoj, që kjo gjykatë është dashur të merret vetëm me këto raste. Po shpresojmë se edhe rasti i vrasjes së Komandant Drinit do të trajtohet nga ky organ”, ka theksuar ajo.

Etiketa: , , ,
Të fundit