Deri më tani janë grumbulluar 20.000 nënshkrime për rindërtimin e xhamisë në Kalanë e Prizrenit


E martë, 15 Nëntor 2016

kalaja-copy

Prizren – Vazhdon furishëm nënshkrimi i peticionit për rindërtimin e xhamise dhe të sahat kullës ne Kalanë e Prizrenit.

Qytetarët i janë përgjigjur të gjithë së bashku pozitivisht kësaj iniciative. Kushdo që dëshiron por ende nuk e ka nënshkruar mund të shkoj në një nga pikat statike dhe ta bëjë një gjë të tillë.

Sipas njoftimit të Iniciativës Qytetare për rindërtimin e Xhamisë në Kalanë e Prizrenit deri më tani janë grumbulluar rreth 20.000 nënshkrime.

Ta dëshmojmë edhe njëherë vullnetin e përbashkët për ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore të qytetit tonë./Prizren Post/

peticioni

Të fundit