Deri më tani Zhbogar i kënaqur me votimet


E diel, 8 Qershor 2014

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar vizitoi qendrën e votimit te salla 1 tetori në Prishtinë. Ai me këtë rast ka thënë se është duke u ndjerë i lumtur për mbarëvajtjen që ka parë gjatë vizitës në këtë qendër.

Deri më tani, Zhbogar ka thënë se nuk ka vërejtur ndonjë problem dhe shpreson që probleme mos të ketë gjatë gjithë ditës.

Përfaqësuesi i BE-së, ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë të dalin në votime në këtë mënyrë.

Mirëpo, Zhbogar gjatë kësaj vizite, nuk është pritur nga askush. I vetëm, ai ka shëtitur të gjithë sallën dhe pa përkthyes është përgjigjur për media./rtk/

Etiketa: , ,
Të fundit