Deri në fund të vitit nuk ka gjykim për Limajn në rastin e MTPT!


E hënë, 7 Tetor 2013

Prishtinë, 6 tetor – Shqyrtimi kryesor në rastin e njohur si i MTPT-së ndaj Fatmir Limajt, mund të mos nisë deri në fund të vitit. Kjo për shkak se Prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës Themelore, duke mos u pajtuar që nga akuza të lirohen Florim e Demir Limaj dhe Gani Zogaj, por edhe për konstatimin e gjyqtares se nuk ka prova të mjaftueshme për rastin.

Në EULEX i kanë thënë KTV-së se prokurori i rastit, Johannes Pickert ka apeluar vendimin e Gjykatës Themelore, duke mos u pajtuar që të hidhet poshtë pika e aktakuzës për shpëlarje parash.

Aktakuza që e ka siguruar KTV-ja specifikon se qëllimi i grupit kriminal të organizuar ishte për të dhënë tenderë të rregullimit të rrugës te kompanitë që premtuan pagesën e ryshfetit të 20 për qind të vlerës totale të kontratave.

Nga lidhja e kontratave të dëmshme buxheti i Kosovës është dëmtuar së paku 100 mijë euro, pretendon prokurori i EULEX-it. E ryshfeti, në bazë të provave, sipas aktakuzës, Limaj dhe grupi i tij kriminal kanë pranuar së paku 250 mijë euro, sepse u dhanë tenderë kompanive të cilat si shkëmbim për kontratat gjithashtu dhanë donacione të shumta për PDK-në. Koha

Etiketa: ,
Të fundit