Dëshpëruese, Bashkimi pëson humbjen e katërt në Ligën Ballkanike


E martë, 15 Nëntor 2016

bashkimi

Skuadra e Bashkimit nuk është këndellur as në ndeshjen e katërt me radhë në Ligën Ballkanike.

Prizrenasit pësuan humbje nga Teodo e Tivarit kësaj radhe me rezultat 86-74.

Ndeshja filloi keq për Bashkimin pasi çerekun e parë e mbylli me rezultat 24-13 për malazezët.

Por çerkun e dytë u këndellën dhe e mbyllën në favor prej 23-19.

Rezultati i pjesës së parë ishte 43-37.

Edhe në pjesën e dytë kur u prit më shumë Bashkimi nuk mundi ta kthej rezultatin. Çereku i tretë u mbyll në të mirë të malazezëve 22-18.

Ndeshja u mbyll me rezultat 86-74.

Lojtari më i mirë i Teodos ishte Milan Stanojevic me 23 pikë, i ndihmuar nga Petar Kusovac me 20.

Te Bashkimi më i miri ishte Erik Palm me 17 pikë.

Të fundit