E shtunë, 5 Korrik 2025
As në tentimin e 42-të, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë zgjedhur kryetarin.
Në seancën e sotme që nisi në mbrëmje, kanë votuar vetëm 39 deputetë pro komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin.
Seanca do të vazhdojë pas dy ditësh më 7 korrik.
Seanca e paraparë për paraditen e së shtunës, u shty për shkak të një alarmi të rremë për bombë.
Në këtë seancë, kryesuesi Avni Dehari ua ndali fjalimet deputetës Ganimete Musliut të PDK-së dhe deputetës Jehona Lushakut të LDK-së, që kërkonin rikthim në votim të hapur