E diel, 15 Qershor 2025
Ka dështuar edhe tentativa e 32-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi as këtë herë nuk u arrit kuorumi i nevojshëm prej 61 votash, për ngritjen e një komisioni të fshehtë për votimin e kryparlamentarit.
Nga 75 deputetë sa ishin prezentë në sallë, në seancën e sotme 45 deputetë votuan pro, një deputet ishte kundër, ndërsa nuk pati abstenime.
Seanca e rradhës do të mbahet të martën me fillim nga ora 10:00.
Kuvendi i ri i Kosovës nuk është konstituuar ende që nga 15 prilli pasi Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk kanë votat për zgjedhjen e Albulena Haxhiut për kryetare të legjislativit, ndërsa partitë e tjera nuk e pranojnë këtë emër