E mërkurë, 8 Tetor 2014
Prishtinë – Përpjekjet e presidentes, Atifete Jahjaga, për t’i bindur liderët e pesë partive politike që të merren vesh për tejkalimin e krizës politike, kanë dështuar edhe një herë, duke krijuar tashmë infrastrukturën se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.
Madje në kohën kur pritej që liderët e subjekteve politike të reflektojnë pozitivisht dhe të dalin me propozimet e tyre konkrete, të martën është vërejtur diskurs edhe më i ashpër, ku nuk kanë munguar edhe fjalët fyese si “monstrum” politik. Këtë epitet ia dha Ramush Haradinaj i AAK-së, kryeministrit në detyrë Hashim Thaçit. “Rasti i Thaçit është rast unik, është një rast monstrumi politik, sepse ai nuk e ka shumicën dhe vazhdon të keqqeveris vendin me 44 vota./Zëri/
Etiketa: Atifete Jahjaga, Kosovë, Ramush Haradinaj, Zgjedhjet