Dështon projekti qindra milionësh francez i Brezovicës


E enjte, 24 Dhjetor 2015

Prishtinë – Tani më edhe zyrtarisht ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka konfirmuar se konzorciumi francez “MDP Consulting – Compagnie des Alpes”, ka dështuar të sigurojë 163 milionë euro për fazën e parë të investimeve në resortin e Brezovicës.


Ky dështim për të përmbushur kushtin kryesor ka bërë që javë më parë kompania “Brezovica Resort” LLC (Partneri Privat), të bëjë kërkesë për zgjatjen e afatit deri më 31 maj të vitit 2016.
Sipas ministres, kjo shtyrje ka bazë ligjore, pasi që si standard për marrëveshjet për financim të projekteve, neni VII. 4 e dosjes së tenderit të KPP shprehimisht përcakton se secila palë në Marrëveshjen e PPP-së mund të zgjasë afatet palës tjetër në rast të një dështimi për të përmbushur ndonjë nga kushtet paraprake për hyrjen e plotë në fuqi të Marrëveshjes së PPP-së.
Duke u bazuar në këtë dosje tenderi komisioni ndërministror ka marrë vendimin, që kontrata dhe data e fundit për sjelljen e dokumentacionit, që dëshmojnë mobilizimin e financave, të jetë 31 maji i vitit 2016. “Jemi marrë vesh gjithashtu, që të mos ketë shtyrje të tjera.

Më 31 maj, nëse nuk i kemi të gjitha dëshmitë për mobilizimin e financave, Qeveria e Republikës së Kosovës do të ekzekutojë garancinë bankare, e cila është dyfishi i asaj që ka qenë”, ka thënë Bajrami.

Leave a Reply

Të fundit