Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Dështon seanca e aktivistëve të VV-së, tjetra me 18 maj

Prizren Post | 13:03 - 04.04.2016

Ka dështuar sot mbajtja e seancës ndaj të akuzuarve për rastin e rrokullisjes së veturave të EULEX-it në vitin 2009.

Në seancë nuk janë paraqitur sot Glauk Konjufca, Dardan Molliqaj e as Frashër Krasniqi.

Zëdhënësja në Gjykatën Themelore të Prishtinës Mirlinda Gashi, konfirmoi për KosovaPress se kjo seancë ka dështuar pasi që janë paraqitur vetëm pesë prej të akuzuarve ndërsa tregoi se kur do të mbahet seanca e radhës.

“Ju njoftojmë se seanca e sotme për rastin dëmtimit të veturave të EULEX-it nuk është mbajtur për shkak se kanë qenë të pranishëm vetëm pesë të akuzuar. Seanca e radhës është caktuar të mbahet me datë 18 maj 2016 në ora 10:00”, tha për KosovaPress zëdhënësja Gashi.

Të akuzuarit për rastin e rrokullisjes së veturave të EULEX-it, që kanë qenë në paraburgim janë liruar nga kjo masë, me 16 mars të këtij viti.


Arivisti Company