Detroiti është bërë qyteti i parë në SHBA që bankroton


E premte, 19 Korrik 2013

Detroit, 19 korrik – Detroiti, simboli i dikurshëm i fuqisë së industrisë amerikane, është bërë qyteti i parë në SHBA që bankroton, njofton sot agjencia AP.

Qyteti i njohur si “Motor City” ka bërë publik bankrotimit e tij, pas rënies disavjeçare të popullatës dhe të prodhimit të automobilave. Bankrotimi do të mund të rezultojë me përjashtimin e punonjësve të sektorit publik dhe me shitjen e pronës së qytetit, e me gjasë edhe me ngritjen e çmimit të kompensimeve dhe me kufizimin e shërbimeve publike, siç janë bartja e plehrave dhe pastrimi i borës.

Bankrotimi i qytetit u shkaktua nga rënia e popullatës në 10 vitet e fundit, e cila shkaktoi shuarjen e fabrikave për prodhimin e automobilave. Goditja efundit ishte rënia e shitjes së automobilave në vitin 2009. Në periudhën 2009-2010 Detroiti humbi 250,000 banorë, kështu që aktualisht në qytet jetojnë pak më shumës e 700,000 banorë.

Shumë lagje kanë mbetur plotësisht të zbrazëta, dhe atje shërbimet publike janë pezulluar krejtësisht. Deficiti buxhetor momentalisht është 380 milionë dollarë, ndërsa borxhi i qytetit kapë vlerën e 20 miliardë dollarëve. Muajve të fundit 10,000 punonjësit e tij qyteti i Detroitit i pagoi me paratë që vinin nga mbështetja shtetërore.

Etiketa: ,

Leave a Reply