Dhembja e vrasjes në Tetovë: “E dërguam për provim, na u kthye e vdekur”!


E mërkurë, 30 Prill 2014

Tetovë, 30 prill-Jeta ishte para saj, ishte aq e bukur, e mençur dhe ambicioze, si mundi të ndodhë kjo. Me pafuqi përsëritnin këto fjalë të afërmit e 20 vjeçares Resmije Dalifi nga fshati Jazhincë e Tetovës e cila u qëllua të hënën pasdite në qendër të Tetovës.

Lot dhe dhimbje tek të afërmit e studentes së administratës publike në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT). Grumbull njerëzish vinin në shtëpi për t’u dhënë ngushëllime prindërve.

Nuk mund të kuptonin përse vajza e hareshme e rrugës së tyre shkoi në botën tjetër. Sipas informacioneve nga MPB, krimi ka ndodhur rreth orës 15:30 në udhëkryqin e rrugëve “Marshall Tito” dhe “Vidoi Smilevski – Bato” në Tetovë kur një person i panjohur nga një automjet ‘BMV 520’ pa targa është ndalur dhe ka qëlluar Resmijen me disa plumba, me çka i ka shkaktuar dy plagë në gjoks.

Vajza është dërguar në Qendrën urgjente në Tetovë, e pastaj edhe në klinikat e Shkupit ku i është nënshtruar plagëve. I dyshuari për vrasjen Hazbi S. me automobilin e tij ka ikur kah Shkupi.

Është vërejtur nga “Alfat” policore. Pastaj pason ndjekja. Siç flitet, djaloshi ka ndaluar në urën në Saraj dhe është kanosur se do të vetëvritet. Ka ndërruar mendje, dhe më pas është arrestuar, dhe i është caktuar një muaj paraburgim.

Në vendin e ngjarjes është bërë mbikëqyrje, ndërsa janë gjetur tre gëzhoja nga pistoleta dhe dy plumba të pashkrepur, transmeton “Utrinski vesnik”.

Por, cila ka qenë arsyeja për vrasjen –informacione zyrtare ende nuk ka. Tek djaloshi është gjetur një letër lamtumire, e cila ndoshta tregon seriozitetin e tij të merr jetën.

Por, storja më e përhapur që përflitet është se Hazbiu dhe Resmija kanë qenë në lidhje dashurie? Ajo ka ndërprerë lidhjen dhe ai nuk ka mundur të pajtohet me këtë.

Por të afërmit e saj kategorikisht demantojnë këtë. “Turp është ajo çka flitet nëpër media se kanë qenë të dashur. Asnjëherë nuk kanë qenë bashkë.

Ai nuk mundi me asgjë ta përfitojë atë”, thonë të afërmite saj. Ajo ishte në vitin e dytë të studimeve në USHT, ndërsa ditën e hënë ajo ishte nisur bashkë me shoqet e saja në Fakultet. “Resmija atë ditë ka dhënë dy provime.

Pasdite ajo është nisur për në shtëpi. Është ndalë në rrugën ku pritet furgoni për në Jazhnicë. Ai ka ardhur deri tek ajo, e ka kapur për dore, e ka shmangur dhe ka shtënë drejt saj”, shpjegon familja e saj./zhurnal/

Etiketa: ,
Të fundit